ternoci.com

Please update your Flash Player to view content.
 
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default color
  • green color
  • blue color

Presidenti Sejdiu ngushëlloi presidenten e Finlandës

Email Shtyp pdf
Random Images
Me rastin e ngjarjes tragjike në qytetin Espoo të Finlandës.........
Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen tragjike të jetës së pesë qytetarëve të vendit tuaj, pas një akti të rëndë kriminal që kreu sot në qytetin Espoo një qytetar me prejardhje nga Kosova”, thuhet në ngushëllimin e presidentit Sejdiu. 

Lajmi për këtë tragjedi është pritur me pikëllim kudo në vendin tim, ndaj – vijon më tej telegrami i ngushëllimi – e nderuara presidente, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë dhe të solidaritetit t’ua përcillni edhe familjeve të viktimave dhe gjithë popullit finlandez. 

“Shpirtërisht dhe në lutje jemi me ju në këto çaste zie! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!”, përfundon telegrami. /Telegrafi/
Përditësue me ( E premte, 01 Janar 2010 18:23 )  

Sondazh

Mendoni se formimi i Keshillit Nacional: