ternoci.com

Please update your Flash Player to view content.
 
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
  • default color
  • green color
  • blue color

Mousavi i “gatshëm të vdesë” për reformë

Email Shtyp pdf
Random Images
Udhëheqësi i opozitës në Iran, Mir Hossein Mousavi, ka lëshuar një deklaratë në të cilën thotë se Irani po përjeton një krizë të rëndë. Refuzimi i autoriteteve për ta pranuar këtë fakt, tha ai, nuk do të thotë se ajo do të largohet. Në deklaratën e parë që nga vdekja e nipit dhe të protestuesve të tjerë anti-qeveritarë të dielën, Mousavi i bëri thirrje qeverisë që ta pranojë të drejtën e popullit për të protestuar në mënyrë paqësore.

Ai fajësoi autoritetet për provokimin e dhunës gjatë protestave dhe tha se arrestimi apo vdekja e udhëheqësve të opozitës, duke përfshirë dhe atë vetë, nuk do ta qetësonin situatën.

Ai po ashtu bëri thirrje për lirinë e shtypit, lirimin e të burgosurve politikë dhe për reformim të ligjit elektoral.

Mousavi tha se nuk kishte frikë që të vdiste dhe të binte hero për kauzën e opozitës. Por ai shton në deklaratë se ekzekutimet dhe dënimet me burg nuk do ta zgjidhnin problemin.

Qeveria sipas tij, duhet ta pranojë se Irani ndodhet në një krizë të rëndë. Ajo duhet të heqë kufizimet për mbajtjen e protestave paqësore dhe mbi median, duhet të lirojë të burgosurit politikë dhe të miratojë një ligj të ri elektoral. /BBC/
 

Sondazh

Mendoni se formimi i Keshillit Nacional: